Tahiri bën bilancin për aksionet antidrogë - News, Lajme - Vizion Plus

2015-12-01 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Dy vite, pasi mori detyrën e Ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri bën bilancin e luftës antidroge ne prani te kryeministrit, ambasadorëve, përfaqësues të misioneve ndërkombëtare, krerë të lartë të Policisë së Shtetit. Ai foli për shkatërrim të sipërfaqeve të mëdha të kultivuara me kanabis dhe për dhjetëra mijëra rrënjë të shkatërruara. Tahiri tha se behet fjale per një luftë frontale jo vetëm me trafikantët, por dhe me ata punonjës të Policisë së Shtetit, të cilët sipas tij bashkëpunojnë me krimin. Politika mund të ngrejë akuza nga më të ndryshmet, u shpreh ministri i Brendshëm, por kurrsesi nuk mund të abuzojë dhe të shtrembërojë të vërtetën. Lufta me krimin dhe trafikantët e drogës nuk mbaron. Tahiri tha se të gjithë forcat e policisë janë të angazhuar në këtë përpjekje dhe për të rritur kapacitetet kundër krimineleve , e se po punohet për një paketë të re ligjore për ngritjen e Byrosë Kombëtare të Hetimit.