http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Të gjithë ata biznese të cilët kanë vuajtur radhët e gjata pranë sporteleve të Qendrës Kombëtare të Regjistrimit për shkak të fluksit të këtyre ditëve, tashmë kanë një mundësi tjetër për të bërë formalizimin e ndërmarrjes së tyre: pranë zyrave të noterëve. Që prej nisjes së aksionit kundër informalitetit të qeverisë në datën 1 shator, kërkesat për regjistrim të biznesit janë 6-fishuar. Ndërsa vetëm në periudhën korrik -shtator të këtij viti QKR ka regjistruar 15 mijë subjekte, 5-fish më shumë se një më parë.