73 vjetori i Konferencës së Pezës - News, Lajme - Vizion Plus

2015-12-01 1

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Çdo 16 shtator, fshati i Pezës ne Tirane mbipopullohet nga njerëzit. Te moshuar qe kane lidhje me historinë, familjare te veteranëve te luftës antifashiste, te ardhur nga rrethet, banore te zonës, përfaqësues te qeverise dhe pushtetit lokal kane kujtuar 73- vjetorin e Konferencës se Pezës. Duke iu referuar ngjarjes historike te 7 dekadave me pare, kryebashkiaku Erjon Veliaj tha se Konferenca e Pezës , mund t?i shërbejë politikes se sotme si shembull i bashkëpunimit ne te mire te vendit. Bashkia e Tiranës organizatore e eventit ka bere kujdes edhe me detajet. Ne asnjë prej fotove historike përgjatë rrugës qe te çonte ne qendër te Pezës nuk ishte Enver Hoxha, një nga përfaqësuesit e konferencës. Megjithatë kjo nuk i ka penguar komunistet ta kujtojnë me kënge dhe thirrje. Ky i moshuar ka qene 16 vjeç kur është mbledhur Konferenca e Pezës. Sot ka ardhur nga Rrogozhina me fëmijët e tij per te kujtuar dhe festuar këtë dite. E ndërsa veteranet dhe familjaret e dëshmoreve kujtojnë me fanatizëm 16 shtatorin e 1942, brezi i sotëm dhe kryesisht nxënësit e Pezës e shfrytëzojnë kete date si dite pushimi. Nga monumentet rreth fshatit, por dhe nga lënda e historisë ne shkolla asgjë nuk u vjen nder mend rreth kësaj ngjarje. Konferenca e Pezës eshte cilësuar si ngjarja qe beri kthesat e historinë e politikes shqiptare. Ne 16 shtator te 1942, 20 delegate te krahinave, besimeve, shtresave dhe bindjeve te ndryshme politike u mblodhën ne Peze per t?u organizuar ne luftën kundër fashizmit.

Free Traffic Exchange