http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Ndërsa mban barrën me te rende mes vendeve evropiane ne krizën e emigranteve, per Gjermaninë refugjatet konsiderohen nje mundësi per ekonominë e vendit. Presidenti i Bankës Qendrore, Jens Weidmann, foli me nota optimiste, se motori i ekonomisë Europiane do te jete me i forte nese integrimi i emigranteve ne shoqëri dhe tregun e punës rezulton proces i suksesshëm. Ne nje interviste per nje te përditshme gjermane (Süddeutsche Zeitung), shefi i Bundesbank tha se edhe pse me nje pozite te fuqishme ekonomike, Gjermania duhet te mbetet konkurruese edhe ne te ardhmen, ndersa emigrantet jane nje mundesi pasi popullsia gjermane po plaket. Gjermanisë i duhen punëtore per te ruajtur standardet e larta te jetesës dhe sipas llogaritjeve numri i punonjësve te kualifikuar qe do t?i mungojnë vendit deri ne vitin 2020 do te jete 1,8 milion. Gjithashtu, ne periudhe afatgjate Gjermania do perballet me konkurrencën e ekonomive ne zhvillim dhe sigurimin e energjisë se rinovueshme. E per te gjitha keto, emigrantet do te kene rol kyç. Ky qëndrim i Widmann është mbështetur edhe nga përfaqësuesi special i Kombeve te Bashkuara per Migracionin, Peter Sutherland, sipas te cilit demografi e shume shteteve te BE duhet te ndryshoje, pasi popullsitë e tyre po plaken dhe ekonomitë jane ne rrezik.