“Korrupsioni në drejtësi pengon investitorët” - News, Lajme - Vizion Plus

2015-12-01 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Nëse dikush pyet veten se çfarë ka te përbashkët Shqipëria me nje vend te largët si Pakistani, ambasadori amerikan ne Tirane Donald Lu e thotë pa doreza; drejtësia eshte njësoj ne te dy vendet. I ftuar nga forumi civil qe drejtohet nga ish-presidenti Moisiu per te folur per reformën ne drejtësi, diplomati amerikan ka hequr paralele mes sistemit tone te drejtësisë dhe atij pakistanez. Duke përdorur fabulën e nje miku te tij qe shërbeu ne sistemin gjyqësor ne Pakistan, duke respektuar vetëm ligjin, ambasadori Lu ka nënvizuar rendësine e suksesit te kësaj reforme. I drejtpërdrejte është treguar edhe ambasadori gjerman Hofman, i cili ka deklaruar se sistemi gjyqësor është arsyeja pse investitorët e huaj nuk vijnë ne Shqipëri. Ka te paktën nje vit qe reforma ne drejtësi është renditur nder prioritetet e qeverise, e tashme pritet qe ky proces te hyje ne një faze konkrete me ndryshimin e kushtetutës dhe te ligjeve qe kane lidhje me pushtetin gjyqësor e Prokurorinë.