Basha në Komisionin e Jashtëm të PE - News, Lajme - Vizion Plus

2015-12-01 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Dekriminalizimi ishte çështja qe dominoi diskutimet ne seancën dëgjimore te Komisionit te Jashtëm te Parlamentit Europian, edhe pse ky i fundit ishte mbledhur për te diskutuar procesin e zgjedhjeve lokale ne Shqipëri. Fokusimi tek prania ne jetën politike e personave me rekorde kriminale sipas kryetarit te PD Lulzim Basha, vjen pasi beteja për votën e lire nis nga dekriminalizimi.?Kriminalizimi i politikës, kandidimi i personave me rekorde kriminale për kryetar bashkie dhe për këshilltarë, përdorimi i bandave kriminale për të terrorizuar qytetarët dhe votuesit ishin problemet kryesore të zgjedhjeve të 21 Qershorit krah për krah me blerjen e votës dhe keqpërdorimin e administratës, fondeve dhe aseteve shtetërore. Pa zgjidhjen e këtij problemi, pa dekriminalizimin, as që mund të bëhet fjalë për të adresuar problemet e tjera të zgjedhjeve në Shqipëri.?Një dite pas seancës se dështuar te komisionit per dekriminalizimin, Basha ka akuzuar kryeministrin Rama se po përpiqet te bllokoje ketë proces.?Kjo është një dëshmi tjetër e mungesës së vullnetit për dekriminalizimin nga Edi Rama i cili është shënuar si arkitekti i kriminalizimit të politikës dhe administratës së lartë. Tashmë po shënohet si personi që po bën gjithçka për ta bllokuar dekriminalizimin. Sot nga Brukseli kam një mesazh për qytetarët shqiptarë; beteja për dekriminalizimin duhet të fitohet sepse është nyja gordiane ku lidhen të gjitha problemet e tjera të Shqipërisë si vota e lirë, ekonomia, varfëria dhe lufta kundër saj, papunësia, mirëqënia.?Ndërkohe qe ne lidhje me zgjedhjet e 21 qershorit lideri i opozitës Basha përsëriti qëndrimin e tij se per here te pare pas 13 vjetësh Shqipëria shënohet si vendi qe nuk garanton votën e lire te qytetareve.