http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Në një kohë që me dhjetëra motoçiklistë humbin jetën si pasojë e mos vendosjes së kaskës mbrojtëse, policia rrugore ka gjetur një formë tjetër apelimi në mënyrë që drejtuesit e motorëve të zbatojnë ligjin. Nga të dhënat më të fundit del se një pjesë e konsiderueshme e motoçiklistëve, janë të punësuar pranë shërbimeve postare por edhe bizneseve të ndryshme kryesisht pica - taksi. Për këtë policia rrugore e Tiranës i ka dërguar një letër bizneseve që operojnë në këtë fushë, duke i kërkuar këtyre të fundit mos lejojnë punonjësit e tyre të lëvizin pa kokoren mbrojtëse. Në letër paralajmërohet se do të ketë kontrolle të rrepta ndërkohë që punëdhënësi është përgjegjës për pasojat e rënda ndaj jetës dhe shëndetit të punëmarrësit e për këtë duhet të kontribuojë në blerjen e kaskës mbrojtëse. Vetëm brenda një viti, në Shqipëri numërohen mesatarisht mbi 250 aksidente ndërkohë që në rastet më të rënda përfshihen motorë. Për minimizimin e tyre drejtues të policisë rrugore kanë hedhur dhe mendimin që gjobat për mospërdorimin e kaskës mbrojtëse të 5-fishohen.