Festivali i Komedisë në Korçë - News, Lajme - Vizion Plus

2015-12-01 1

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Festivalin Ndërkombëtar i Komedisë në Korçë, ka ngjitur dhe njëherë në skenë emra te njohur të teatrit. Në një kohë kur komedia është zbehur këto vite, aktorët: Zamira Kita, Guri Koço, Sotiraq Bratko, Bes Bitraku dhe Albano Prodani kanë sjellë për publikun korçar veprën ?Përendesha e bukurisë? të Pirro Manit. Për Fadil Hasën, një nga humoristët e vjetër të teatrit shqiptar, mungesa e skenaristeve te komedisë ka bërë që ky zhanër të jetë thuajse inekzistent. Me humor duke iu referuar edhe festivalit, aktori Muharrem Hoxha, thotë se sot artistet duhet te presin ?kupona? për humorin qe prodhojnë e diçka me tepër për rrogat e vogla qe kane. Për Zamira Kitën, drejtoren e festivalit, organizimi i këtij eventi nuk ka qenë i lehtë. Pjese e Festivalit te Komedisë, përveç trupës se Korçës, janë edhe teatri i Tetovës, Vlorës, Durrësit, Prishtinës e Tiranës.

Free Traffic Exchange