Uefa Champions League, starton faza e grupeve - News, Lajme - Vizion Plus

2015-12-01 1

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Uefa Champions League nje ekskluzivitet i platformës Tring dhe Vizion Plus per tre sezone, ngre siparin sonte ne mbrëmje me takimet e para te fazës ne grupe. Ne vëmendjen e te gjithëve ne turneun me prestigjioz te planetit, sfida e Etihad mes Manchester City dhe Juventus. Finalistja e vitit e kaluar ?Zonja e Vjetër? do ta nisi pikërisht nga fusha me e vështire rrugëtimin e saj ne kompeticionin me te forte te planetit ne përpjekje per te arritur suksesin e sezonit te kaluar. Italianet vine ne këtë ndeshje pas nje starti jo shume pozitiv ne kampionat me vetëm 1 pike ne tre ndeshje. Për me tepër nje mbrojtje shume problematike edhe pse përballe tyre, nuk do te jete arma me e mire e Cityt Aguero i dëmtuar ne ndeshjen e fundit. Trajneri Alegri do t?i besoje skemës 4 - 3 - 1 - 2 me Kielinin dhe Bonucin ne qendër. Ne mesfushe Sturaro e Pogba se bashku me Hernanes, ndërsa Perejra do te jete prapa dyshes Mandzukic dhe Dybala. Kompani dhe Mangall ne qendër te mbrojtjes per Citizens, ne mesfushe Ture, Fernandinjo e Navas me David Silva e De Bryjne prapa talentit Sterling. Ne takimin tjetër te Grupit D, Sevilja e ardhur ne Champions si fituesja e Uefa Europa League pret ne Ramon Sanchez Pizuan, Borusia Monchengladbah. Dy pretendentet per te kaluar Grupin A, Real dhe Paris SG takimet e para do te luhen ne shtëpi. Madrilenet presin ne Santiago Bernabeu ukrainasit e Shaktar Doneck ndërsa Paris SG sfidon suedezet e Malmo. Manchester United eshte mysafir ne ?Filips Stadion? ne Grupin B kundër PSV Eindhoven. Talenti Depay do te perballet me te kaluarën e tij, ndersa Van Gal dhe Dale Blind me ish-rivalet e tyre ne kohen kur ishin pjese e Ajaksit. Nje sfide mjaft interesante paraqitet sfida tjetër e Volsfburg përballe skuadrës se momentit ne rusi CSKA e Moskes. Ujqerit kane humbur talentin De Bryine, por kane rikuperuar disi me ardhjen e Dantes dhe Draxler. Ne Grupin C ne Stamboll, Gallatasaraj sfidon Atletikon e Madridit ndërsa Benfika pret ne Da Luz surprizën e këtij sezoni kaçaket e Astana. Takimet do te fillojnë ne orën 20:45 dhe do te transmetohet drejtpërdrejt dhe ekskluzivisht ne Tring HD ndërsa me pas te apasionuarit e turneut prestigjioz do te kenë mundësi te ndjekin te gjitha golat dhe rastet ne 8 takimet e mbrëmjes.

Free Traffic Exchange