http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Forma, silueta dhe bota e njeriut modern. I gjen te gjitha e Ilirian Shima, skulptori që ka stolisur shtëpitë greke. ?Tingull i skulpturës? është instilacioni i tij më i njohur. Në kryeqytetin grek, ai ka arritur të realizojë shtatë ekspozita ne galeritë ?Zoom?, ?Caravan? dhe ?Erlithic?. Qe në 2006, ai realizoi disa punime që përmblidheshin në emrin ?Ilir?, ndoshta për të treguar se ky vit ishte triumfues, sepse nga Berlini erdhi çmimi i parë në skulpturë zanore. Por, sot pas 24 vjetësh ai dëshiron të rikthehet në Shqipëri. Ka vetëm një ekspozitë këtu, por kujtimet i flasin bukur për atë kohë. Pritet që Shima të vijë në Tiranë në mars dhe jo vetëm me një ekspozitë, por edhe me një lloj arti ndryshe që dëshiron ta instalojë edhe në shtëpitë e shqiptarëve. Shima premton edhe një bashkëpunim me një emër të njohur të muzikës, Fernando Ninën.