Ligji i ri për Metrologjinë - News, Lajme - Vizion Plus

2015-12-01 1

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Si deputetët e majtë, ashtu edhe ata të djathtë kanë rënë dakord që të ndryshojnë propozimet që Ministria e Ekonomisë ka sjellë në ligjin për metrologjinë. Defektet nuk janë vetëm teknike dhe juridike, por mbivendosin edhe funksionet që do të ketë autoriteti i mbikëqyrjes së tregut, i cili ngrihet pas miratimit të këtij ligji. Vetë kreu i Komisionit të Veprimtarive Prodhuese ka kërkuar që ministria të sqarojë përse ndryshon të gjithë strukturën Drejtorisë së Metrologjisë dhe e delegon atë brenda njësisë së mbikëqyrjes së tregut, por nga ana tjetër nuk denjon të ndryshojë as emrin e ligjit. Përfaqësuesit e opozitës kanë kërkuar që Drejtoria e Metrologjisë të rrijë ashtu siç është dhe kompetencat e tjera t?i lihen Inspektoratit Qendor Teknik, siç i ka edhe sot. Ka më shumë se dy vite që tentohet të ngrihet Autoriteti i Mbikëqyrjes së Tregut, ndërsa ka ligji ka më shumë se 6 muaj që ka mbetur në zyrat e kuvendit për diskutim, por ende nuk është miratuar. Shkak janë mbivendosjet e kompetencave mes inspektorateve të ndryshme, ku qendrori është në varësi të Ministrisë së Energjisë dhe ai i kontrollit të tregut do të kalojë në kompetencë të Ministrisë së Ekonomisë.

Free Traffic Exchange