http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Pavarësisht se është kthyer ne detyre pas pese muajsh largimi, shefi i Interpolit, Artan Bajraktari, nuk ka hequr dore nga kërkesa e tij per te qene i pastër juridikisht edhe me vendim Gjykate. Ai është paraqitur ne Gjykate per te qene i pranishëm ne seancën ku kërkon shfuqizimin e vendimit te pushimit te Prokurorisë, sipas te cilës nuk ka prova per akuzën qe ishte ngritur ndaj tij. Shefi i Interpolit pretendon se nuk ka shkelje qofshin këto edhe administrative dhe fakti nuk ekziston dhe per kete duhet te shprehet Gjykata. Por seanca ndaj tij, nuk u zhvillua për mungese te përfaqësuesit te akuzës. Ne lidhje me rikthimin ne detyre te Bajraktarit ka reaguar dhe opozita. Sipas Arben Ristanit ky vendim tregon se Bajraktari, nuk është ai qe ka fshehur kërkesën e autoriteteve belge për deputetin kristian-demokrat Mark Frroku. Bajraktari u largua nga detyra pese muaj me pare me firme te ish-drejtorit te përgjithshëm te policisë se shtetit, Artan Diti, me argumentin se nuk e kishte vene ne dijeni per kërkesën e autoriteteve belge per arrestimin e deputetit Frroku. Por pas disa muaj hetimesh, Prokuroria pushoi çështjen e ngritur ndaj tij për shpërdorim detyre me argumentin se nuk ka prova, vendim pas te cilit erdhi dhe riemërimi i bajraktarit ne postin e mëparshëm.