“Mos zgjidhni persona të inkriminuar” - News, Lajme - Vizion Plus

2015-12-01 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Shqiptaret duhet te bëhen pjese e procesit te dekriminalizimit te politikes. Ambasadori britanik Nikolas Cannon nga qyteti i Durrësit u ben apel zgjedhësve te jene ata te paret qe te refuzojnë përfaqësimin nga elemente me precedentë penale.Diplomati britanik thotë se qytetarët do të duhet të kenë një qëndrim te qarte në lidhje me personat e inkriminuar, ndërsa partitë te pastrojnë strukturat e tyre. Canon gjithashtu shtoi se drejtësia duhet të bëjë punën e vet për ata persona që janë tashmë nën hetim. Këto deklarata, Nikolas Kanon i bëri gjatë ceremonisë se nisjes se programit të aftësimit të gjuhës angleze për pjesëtarët e ekipit te zyrës se kontrollit te qendrës operacionale detare.