http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Gjashtë filma francezë mbërrijnë në tiranë. Do të duhej të ishte java e kinemasë franceze, por këto produksione të reja kinematografike do të shfaqen për publikun shqiptar përgjatë gjithë muajit shtator. Çdo të martë dhe të premte sheshi pranë shallvareve në kryeqytet do të shndërrohet në një kinema publike për të gjithë ata që janë të pasionuar pas kulturës franceze.?Në bazë së muajit të kulturës franceze në Tiranë, janë përzgjedhur për këtë event gjashtë filma të realizuar gjatë tre viteve të fundit në Francë. Do të jenë titruara në shqip dhe nuk do të ketë nevojë për bileta. Janë filma të mirë që shpresoj t?i pëlqejnë publikut shqiptarë dhe të na afrojnë sa më shumë kulturalisht. Nuk është se ndihemi shumë larg si popuj. Në fillim mendoja se ishim të largët, por që kur kam ardhur në tiranë jam bindur se nuk kemi ndryshime të mëdha. Francezët ashtu sikurse edhe shqiptarët e duan të bukurën, në veshje, në shëtitje, në gatim e kudo. Dhe jetën e ndërtojmë në mënyrë të tillë, ndaj edhe them se nuk jemi shumë larg kulturalisht. Dhe pikërisht kjo km bën të besoj se filmat do të pëlqehen?.Gjashtë filmat e fundit të prodhuar në Francë qe tashme kane mbërritur në kryeqytet do te transmetohen në orën 21:00.