Serbët fitojnë zgjedhjet në Medvegjë - News, Lajme - Vizion Plus

2015-12-01 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Partitë shqiptare ne Luginën e Preshevës dështuan te siguronin shumicën e votave ne zgjedhjet lokale ne Medvegje. Partia Demokratike, si dhe Partia per Veprim Demokratik e Unioni Demokratik i Shqiptarëve morën vetëm 25 perqind te votave, përballe partisë Progresiste Serbe te kryeministrit Aleksandër Vuçiç. Ajo u rendit e para me 60 perqind te votave, duke siguruar 22 vende ne këshillin komunal. Policia serbe bllokoi per me shume se 7 ore rreth 2 mije shqiptare ne kufirin mes Kosovës e Serbisë me justifikimin e problemeve ne sistemin kompjuterik, por vonesat per krerët e partive shqiptare ishin taktike per te zvogëluar numrin e votuesve shqiptare. Zgjedhjet ne Mevegje u mbajtën pas shpalljes se bashkësisë se komunave me shumice shqiptare ne Serbi nga përfaqësuesit shqiptarë të Luginës së Preshevës. Bashkësia do te jete e ngjashme me ate te komunave me shumicë serbe në Kosovë. Beogradi e ka kundërshtuar kete vendim, ndërsa Prishtina dhe Tirana zyrtare nuk kane bere asnjë koment.