Policia serbe bllokon shqiptarët në Medvegjë - News, Lajme - Vizion Plus

2015-12-01 9

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Rreth 2 mije shqiptare qe i ishin drejtuar Medvegjes per te votuar ne zgjedhjet lokale ne kete komune, jane bllokuar nga policia serbe ne kufi. Mediat ne Kosove dhe Presheve raportojnë se 28 autobusë dhe mbi 250 automjete nuk jane lejuar te kalojnë ne piken kufitare te Mutivodes, ku situata është tensionuar. Nje grup u perplas me policinë dhe tentoi te kalonte forcërisht kufirin dhe nje pjese e kaluan ate ne këmbe. Me argumentin se ka probleme ne sistemin e regjistrimit, autoritetet serbe po pengojnë shqiptaret qe te marrin pjese masivisht ne votim, çka do ta bënte te pamundur sigurimin e shumicës se këshilltareve komunale nga partitë serbe. Këto zhvillime vijnë nje dite pasi 43 këshilltarët e Preshevës, Medvegjës e Bujanocit miratuan deklaratën për themelimin e bashkësisë së komunave me shumicë shqiptare në serbi.Ndonëse kjo nuk është hera e pare qe Serbia pengon shqiptarët të marrin pjesë në zgjedhjet lokale të komunave me shumicë shqiptare në Luginën e Preshevës, nga Serbia nuk ka pasur reagime per kete situate. Përfaqësuesit serb ne komisionin zgjedhor thone se gjithçka po shkon normalisht dhe procesi është i rregullt. Ne zgjedhjet lokale votohet për 35 këshilltarë dhe ne gare jane pese lista, dy shiptare dhe tre serbe. Mbi 10mije votues do te shprehin vullnetin ne 28 qendra votimit. Zgjedhjet u shpallen nga kryetarja e parlamentit serb Maja Gojkovic, pasi më 8 qershor, Qeveria serbe shpërndau Kuvendin Komunal të Medvegjës. Arsyeja ishte mosmbajtja e asnjë seancë te kuvendit komunal brenda afatit ligjor.