http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Pas urdhrit te bashkisë per lehtësimin e trafikut dhe sigurinë e transportit te nxënësve, ne shkollat e Tiranës nis vendosja e sinjalistikes ne ndihme te fëmijëve. Puna ka filluar nga shkolla ?Vasil Shanto, ku janë vendosur tabelat për ndalimin e automjeteve qe do transportojnë nxënësit, si dhe janë bere vijëzimet e bardha ne rruge. Nënkryetarja e bashkisë Brunilda Paskali sqaroi se paralelisht me ketë nisme do te behet prishja e ndërtimeve pa leje përreth shkollave. Ditën e premte gjate nje takimi me 24 administratoret e Tiranës kryebashkiaku Erjon Veliaj beri publik dy urdhra qe do t?i shërbejnë lehtësimit te trafikut jo vetëm pranë shkollave dhe sigurisë per transportin e nxënësve. Duke filluar nga dita e hëne do te ndalohet lëvizja e çdo mjeti mallrash nga ora 6 e mëngjesit deri ne orën 9 dhe nga ora 14 e pasdites deri ne orën 20. Po ashtu brenda unazës se vogël ndalohet lëvizja e çdo mjeti me ngarkese mbi 3.5 ton. Ndërsa pas nje muajit te gjitha mjetet qe do te marrin përsipër transportin e fëmijëve ne shkolla, duhet te certifikohen nga bashkia, te kenë sinjalistiken e duhur, te jene te lyera me ngjyre te verdhe ne portokalli dhe tejkalojnë numrin e nxënësve ne makine.