AP për vrasjen e Azem Hajdarit - News, Lajme - Vizion Plus

2015-12-01 11

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Vrasja e ish-deputetit të Partisë Demokratike Azem Hajdari, një prej figurave kryesore të së djathtës, por dhe revolta e armatosur ndaj kryeministrisë ka qenë në fokus të Agjencisë Assciated Press. Agjencia raporton se deputeti i njohur i PD-së u ekzekutua mbrëmjen e të shtunës, ne 12 shtator, në oborrin e selisë së Partisë Demokratike në qendër të Tiranës. Hajdari u vra në atentatin e tij të dytë. Ai ishte qëlluar më herët nga deputeti socialist Gafur Mazreku më 18 shtator 1997. Ky i fundit u dënua me 11 vjet burg. Ekzekutimi i Azem Hajdarit dhe njërit prej truprojave të tij shkaktoi trazira e tensione në Tirane, që kulmuan më 14 shtator. Mijëra mbështetës të Partisë Demokratike u mblodhën rreth arkivolit të Hajdarit në sheshin Skënderbej.Mes tyre ishte dhe ish presidenti Berisha, i cili e konsideroi Hajdarin heroin e kryengritjes antikomuniste ne Shqipëri. Ai bëri përgjegjës kryeministrin Fatos Nano për këtë vrasje. Të drejtuar nga zyrtarët e lartë të PD, mijëra njerëz u zhvendosën në bulevard, për t?u përplasur më tej me armë me forcat e policisë dhe gardës së republikës. Tubuesit hynë në godinën e braktisur të qeverisë, duke i vënë zjarrin. Për pak orë edhe Radio Televizion Publik ishte ne duart e protestuesve.

Free Traffic Exchange