http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Prezenca e OSBE-së në Tiranë ka reaguar mbi disa dokumente te publikuara në media ne të cilat ngriheshin pretendime për korrupsionin e politikanëve të lartë si dhe për lidhjet e tyre me elementë të inkriminuar. Nga Korça, kreu i prezencës Florian Rauning, tha se materiali i raportuar, ishte çorientues.?Lidhur me informacionin e paautorizuar dhe çorientues të marrë nga një material informues i brendshëm i Prezencës së OSBE-së, dëshiroj të shpreh keqardhjen tonë që ky informacion u bë publik - pa autorizim - dhe objekt i keqinterpretimeve dhe manipulimeve politike. Lejomëni ta shpjegoj qartë: informacioni i botuar nuk përfaqëson as politikën e OSBE-së apo pikëpamjen tonë zyrtare, as nuk përbën një vlerësim apo gjykim dhe as nuk ka shërbyer si bazë për raporte të tjera?.Për të treguar se materialet nuk përfaqësojnë qëndrimin zyrtar të OSBE-së, Rauning tha se në përmbajtjen e tij janë evidentuar vetëm raportime nga mediat zyrtare dhe akuzat e ndërsjella të politikanëve shqiptarë.?Dëshiroj të përsëris se përmbledhja ishte thjesht një grumbullim informacioni nga raportime të medias shqiptare dhe pretendimeve që qarkullonin në publik. Prezenca nuk e verifikoi informacionin e përdorur, pasi qëllimi i asaj përmbledhjeje ishte pasqyrimi i pretendimeve dhe jo përcaktimi i të vërtetës. Prezenca shpreh keqardhjen për shqetësimin që ky informacion mund t?u ketë shkaktuar personave të përmendur në materialin informues?.Florian Rauning konsideroi si të shkëlqyera marrëdhëniet e Prezencës me institucionet shqiptare, veçanërisht me Kuvendin, Qeverinë dhe partitë politike. Ai tha se hedh poshtë me forcë çdo përpjekje për të minuar këto marrëdhënie.