Gati bursa për energjinë - News, Lajme - Vizion Plus

2015-12-01 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Pas investimeve prej miliona eurosh ne sektorin energjetik, e konkretisht ne ndërtimin e hidrocentraleve te vogla, ministri Damian Gjiknuri paralajmëron ngritjen e bursës se energjisë. Ky fakt pritet te krijoje një treg me te sigurt për sipërmarrësit qe duan te investojnë. Ministri Gjiknuri ishte ne Elbasan, per te inspektuar punën për ndërtimin e linjës se interkonjeksionit, qe do te lidh hidrocentralin e Banjës me nënstacionin elektrik te Bradasheshit, çka do te përmirësoje edhe furnizimin me energji te zonës. Gjate inspektimit, ministri është shoqëruar edhe nga përfaqësues te kompanisë, e cila po punon ne kaskaden e Devollit per te ndërtuar tre hidrocentrale, ku me i madhi do te jete ai Banjës.