http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Te ndodhur nen presionin e policisë qe po godet kultivimin e kanabisit dhe pas asgjësimit te dhjetëra mijëra rrënjëve hashash, narkotrafikantet kane filluar të përdorin metoda të tjera për t?i shpëtuar aksionit. Ne Durrës policia ka zbuluar një magazinë, e cila po ndërtohej enkas per te kultivuar kanabis me teknologjinë me te fundit. Hetuesit gjeten edhe 3 kilogram hashash dhe shpallen ne kërkim pronarin e ndërtesës, Artur Mahmutaj 35 vjeç. Vetëm dy ditë më parë, ne Korçë u zbuluan këto pajisje moderne qe sipas policisë, ishin blerë për të mbjellë hashash ne ambiente te mbyllura. Policia ka të dhëna se asgjësimi masiv i hashashit nga jugu ne veri po i detyron grupet kriminale qe të mos përdorin më parcelat e vogla ne zonat e thella dhe ta mbjellin kanabisin ne hapësira të mbuluara, duke përdorur aparatura të teknologjisë së lartë. Ketë e tregon edhe fakti se ne pak ditë u zbuluan tre raste të mbledhjes se hashashit ne të tilla ambiente.