http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Telashet për ish-deputetin socialist te Lezhës Arben Ndoka nuk kane fund. Vetëm pak dite, pasi dorëzoi mandatin ai është kallëzuar penalisht nga Inspektorati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive. Me ane te nje njoftimi zyrtar ky institucion bën me dije se Ndoka nuk ka justifikuar një pasuri prej 1.5 milionë eurosh. Por inspektorati nuk është mjaftuar vetëm me këtë akuze. Institucioni i drejtuar nga Shkëlqim Ganaj, inspektorati i tërheq vëmendjen organit te akuzës qe gjate hetimit të mbaj parasysh edhe faktin se ish-deputeti ka qenë i dënuar për vepra të rënda penale jashtë Shqipërisë. Inspektorati sqaron me tej se Ndoka ka refuzuar ftesën qe i ka bere ky institucion ne 28 gusht te këtij viti, duke mos u paraqitur për te dhënë shpjegime apo për te dorëzuar një dokumentacion për te justifikuar burimin e te ardhurave. Inspektorati ngre dyshime se pasuria mund ketë lidhje me veprën penale per te cilën ai është dënuar ne Itali. Tani pritet që pas këtij kallëzimi, Prokuroria të verifikoj nëse pasuria e ish-deputetit ka apo jo burim të ligjshëm në krijimin e saj. Arben Ndoka u largua nga kuvendi duke lëne mandatin pas nje letre publike ku bënte me dije te gjitha arsyet qe e çuan ne këtë veprim.