http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Kukësi ka prezantuar blerjen e radhës ne prag te sfidës kundër Teutës te vlefshme per javën e 3 te superliges. Nenkampionet e Shqipërisë kane afruar nje tjetër brazilian mesfushorin e avancuar Leomir Cruz, duke e çuar ne 9 se bashku me trajnerin komunitetin nga vendi i Sambas. 28 vjeçari qe vjen nga Toledo u shpreh i lumtur nga kjo marrëveshje dhe se do te kontribuoj qe verilindoret te arrijnë objektivin, titullin kampion te vendit. Ndërkohe edhe pse presidenti i ekipit nënvizoi objektivin e titullit, e lidhi afrimin e shumte te lojtareve braziliane, pavarësisht limitit prej 4 lojtaresh te huaj ne ndeshje me nevojën per te pasur nje skuadër qe te luftoje ne te dy frontet. Ne dy takimet e para te superliges Kukësi ka arritur nje fitore dhe nje humbje, ndërsa ndodhet ne vend te 6-te ne kuotën e 3 pikëve.