Debati për informalitetin - News, Lajme - Vizion Plus

2015-12-01 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Aksioni i nisur nga qeveria për luftën ndaj informalitetit vjen për të ndihmuar qytetarin dhe biznesin dhe jo për t?i penalizuar ata. Ervin Bushati, deputet socialist ne Komisionit e Ekonomisë thotë se nisma e qeverisë vjen në një kohë ku evazioni po shkonte në nivele alarmante. Por ai bën thirrje që qeveria ta vijojë aksionin dhe të mos e kufizoje në disa ditë. Por Partia Demokratike e sheh aksionin të shoqëruar me kërkesa të ekzagjeruara. Koordinatori për ekonominë ne PD Mateo Spaho thotë se qeveria ka vendosur çmime reference te bizneset, duke ndërhyrë në lirinë e tregut. Po ashtu, raportimet online që duhet të bëjnë çdo dite bizneset pranë tatimeve, shtrenjtojnë kostot për ta. Të dy përfaqësuesit si demokratët, edhe socialistët kërkojnë që përpara se të penalizohen bizneset e vogla të kapen në fillim të mëdhenjtë dhe tatimorët që i kanë lejuar deri më sot të bëjnë evazion. Qeveria ka amenduar dy ligje, atë të procedurave tatimore ku janë shumëfishuar gjobat për bizneset që nuk japin kupon, dhe kodin penal, ku subjektet që fshehin të ardhurat penalizohen me deri në tre vite burg.