http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Ne kuadër te aksionit kundër informalitetit, ketë te premte ministria e arsimit Lindita Nikolla ka kërkuar sensibilizimin e prindërve per pajisjen me kuponin tatimor pas çdo blerje. Pasi ka shpenzuar ne nje nga libraritë e Tiranës, me kuponin tatimor ne dore ministria Nikolla ka apeluar qe ky gjest te ndiqet nga gjithë. Ne libraritë dhe ambientet e shkollave po vijon shpërndarja e teksteve. Por jo te gjitha blerjet e librave shkollore janë shoqëruar me kuponin tatimor pasi ne ambientet e tregtimit mungonte kasa fiskale. Ky fenomen është hasur kryesisht ne periferi te Tiranës dhe ne zonat rurale te vendit.