http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Nuk lodhet së thëni se reformat dhe sidomos ajo në sistemin gjyqësor është kyçe për afrimin e Shqipërisë me Bashkimin Europian. Shefja e Delegacionit të Komisionit Europian në Tiranë Romana Vlahutin, në një takim me përfaqësues të shoqërisë civile, tha se integrimi është në dorë të shqiptarëve. Ambasadorja Vlahutin u kërkoi përfaqësuesve të shoqërisë civile të jenë më aktiv në debatin politik. Ajo tha se Brukseli kërkon që shoqëria civile të përçojë zërin qytetarëve, duke ndihmuar në nismat e BE.