http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
13 zyrtarë të tatim taksave dhe dy biznesmenë janë arrestuar gjatë 24 orëve të fundit në të gjithë vendin. Në Korçë pronari i Hotel ?Viena? është vënë në pranga, pasi prej 5 vitesh biznesi i tij funksiononte i palicencuar. Ai akuzohet për fshehje të të ardhurave ndaj shtetit. Ndërkohë Policia e Korçës ka nisur hetimin edhe për 9 inspektorë të tatimeve, 3 prej tyre të larguar nga detyra në vitin 2013, të cilët nuk kanë ushtruar kontrolle në hotel. Sipas policisë prej vitesh kontrollet në këtë biznes janë shmangur nga inspektorët, duke mos bërë të mundur verifikimin e dokumenteve. Në Fier shtetasit Bledar Velaj dhe Ermira Sali, të dy me detyrë inspektorë verifikimi në terren Akuzohen për veprën penale ?shpërdorim detyre?. Gjithashtu, u ndalua dhe Lorenc Llaka, administratori i një pike karburanti në Fier. Mbi të rëndon akuza e fshehjes së të ardhurave. Arrestime ka patur në qarkun e Shkodrës. Dy inspektorë të tatim taksave kanë rënë në pranga pas denoncimit të bërë nga bizneset për korrupsion. Gjatë javës qe po mbyllet u proceduan gjithsej 7 nëpunës tatimorë e biznesmenë.