Përkujtohet 11 shtatori 2001 - News, Lajme - Vizion Plus

2015-12-01 5

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Dhimbja për rreth 3 mije jete te humbura ne nje nga sulmet me te përgjakshme ndaj Shteteve te Bashkuara, nuk ka kaluar. Kjo e premte shënon përvjetorin e 14 te sulmeve te 11 shtatorit 2001. Goditja per shtetin me te fuqishëm te botes, edhe ne zemër te tij, erdhi nga 19 terroriste, qe morën peng katër avionë. Dy prej tyre u përplasen mbi kullat binjake ne Qendrën Botërore te Tregtisë ne New York, nje i trete ne ndërtesën e Pentagonit, ndersa i katërti u rrezua ne fushat e Shanksvillit ne Pensilvani, ndërsa synimi ishte Uashingtoni. 15 prej terroristeve radikale islamiste ishin Arabia Saudite, dy nga Emiratet e Bashkuara Arabe, nje nga Egjipti dhe nje nga Libani. 11 shtatori bashkoi amerikanet dhe ndryshoi boten përgjithmonë. Dyshimet ranë mbi organizatën Al Kaeda dhe SHBA u përgjigjen me linçimin e nje fushate kundër terrorizmit, kryesisht ne Afganistan kundër talebaneve. Edhe pse fillimisht kryeterroristi Bin Laden mohoi përfshirjen ne keto sulme, ne 2004 ai e mori pergjegjesine per to. Ceremoni përkujtimore do te zhvillohen ne te gjithë vendin. Zona ku dikur ngrihej Qendra Botërore e Tregtisë, tani është kthyer ne nje shesh publik dhe muze. Atje do te bien kambanat e do te lexohen emrat e viktimave . Presidenti Barack Obama me bashkëshorten do te mbajnë nje minute heshtje ne lëndinën e Shtëpisë se Bardhe, si dhe do te zhvilloje nje takim me pjesëtarë te forcave te armatosura.