http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Shkurtimi i buxhetit me 160 milion dollarë justifikohet me faktin se ekonomia jone tashme është riorientuar nga varësia qe kishte me pare nga importet, te prodhimi i saj. Kreu i financave Shkëlqim Cani tha se kane rene te ardhurat nga doganat per shkak se një pjese e mire e lendeve te para tashme prodhohen ne Shqipëri, dhe nje arsye tjetër është rënia e çmimeve ne tregjet ndërkombëtare. Por opozita ka akuzuar qeverinë se shkaku kryesor perse po shkurtohen paratë ne buxhet, kur ne fakt taksat jane rritur është rritja e krimit financiar dhe kontrabandës. Deputeti Sherefedin Shehu tha se edhe aksioni i nisur kundër inforamlitetit është nje nisem qe nuk do te sjelle asnjë te ardhur shtese ne buxhet, por qe vetëm do te fundose biznesin e vogël. Ministria e Financave ne aktin normativ qe rishikon buxhetin e këtij viti parashikon te mbledhë 224 milion dollarë me pak nga tatimet dhe doganat. Si pjese e mire e gropës qe krijohet nga mosmbledhja e taksave parashikohet te rritet nga zëri i te ardhurave jo tatimore, te cilat kryesisht vijnë nga privatizimet dhe gjobat.