http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Ministri i Brendshëm Sajmir Tahiri është përballur edhe ne këtë séance me akuzat e opozitës per situatën e rende te drogës ne Shqipëri. Deputeti demokrat Astrit Patozi ka bere përgjegjëse drejtpërdrejt qeverinë per fenomenin e kultivimit te drogës ne Shqipëri, por ministri i brendshëm ka përdorur Guardia Di Financan dhe te dhënat e saj per te sqaruar se sipërfaqja e kultivuar me hashash është me e vogël se gjate qeverisjes se PD.Astrit Patozi:Unë nuk jam aq naiv sa të besoj se e gjithë kjo dalldi kombëtare në kultivimin e kanabisit vjen për shkak të një lobimi gjysmë të marrë dhe gjysmë tinëzar të deputetit Kokëdhima. Por kam gjithë të dhënat të besoj se ekziston një licencë e pashkruar që u është dhënë bandave me lidhje politike në gjithë vendin për të mbjellë dhe korrur drogë në territoret e tyre. Është një mënyrë për t?i shpërblyer pa kosto ata, por ndoshta edhe një ëndërr naive se hyja e parave të drogës në Shqipëri mund t?i japë pak oksigjen ekonomisë së cfilitur nga vjedhjet dhe zullumet e qeverisë.Por akuzat e opozitës nuk janë kufizuar vetëm tek problematika e drogës, pasi per PD Tahiri është ministri me i akuzuar për lidhje me bandat ne 100 vitet e fundit. Një tjetër argument i debatit parlamentar ishte edhe avioni i ndaluar me droge ne Itali, pak dite me pare nëse ai u nis apo jo nga territori shqiptar.