Emigrimi i të miturve drejt vendeve te BE-së - News, Lajme - Vizion Plus

2015-12-01 3

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
91 të mitur shqiptarë dhe të pashoqëruar kanë emigruar në vendet e Bashkimit Evropian, ndërkohë që shumica prej tyre kanë arritur të dalin ilegalisht nëpërmjet kufirit të gjelbër me Greqinë. Shifra u publikua nga zv/ministrja Elona Gjebrea, e cila tha se nga janari i këtij viti e deri më tani janë identifikuar 91 raste, nga të cilat po trajtohen 76 te tilla. Për parandalimin e këtij fenomeni Gjebrea tha se në çdo pikë të kalimit kufitar po ndiqen rreptësishtë masat, të cilat parashikojnë deklarata noteriale nga prindërit për të kaluar kufirin. Nga ana tjetër Komisioni Evropian e ka futur Shqipërinë në listën e vendeve të sigurta, kjo për shkak të uljes së numrit të kërkesave për azil.