http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Në javën e dytë të operacionit kundër informalitetit, kryeministri Edi Rama ka ndjekur veprimet konkrete te tatimoreve ne Lezhe. Kreu i qeverisë u takua me pronarët e bizneseve të ndryshme dhe grupet qe punojnë ne terren. Prerja e kuponit tatimor Rama është edhe vendosje e barazisë në ushtrimin e aktivitetit tregtar. Ai kërkoi që në rast se sjellja grupeve të verifikimit nuk është korrekte, t?i denoncojnë inspektoret e tatimeve. Shefi i ekzekutivit siguroi biznesin se çmimi i kasave fiskale do të ulet, si dhe garantoi se do të kenë asistencë për mirëmbajtjen e tyre. Të dhënat tregojnë se nga data 1 deri më 6 shtator të 2015, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë, kuponat kanë shkuar nga 3.9 milionë, në 6.2 milionë dhe vlera e tatueshme ka shkuar nga 68 milionë dollarë, në 82 milionë dollarë.