http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Deputetet demokrate kane pritur për me shume se nje ore qe kryetari Lulzim Basha te niste mbledhjen e grupit dhe kjo per shkak se ne godinën ngjitur ne ate te parlamentit ishte mbledhur konferenca e kryetareve per te vendosur fatin e propozimeve te opozitës për dekriminalizimin. Ndryshe nga pretendimet e PD qe këto propozime te shqyrtoheshin brenda këtij muajit nga kuvendi, konferenca miratoi vetëm futjen e tyre ne programin 3 mujor te punës se kuvendit e ky vendim ishte boshti kryesor i fjalimit te liderit te opozitës Lulzim Basha para deputeteve. Basha ka kërkuar qe çdo deputetet apo drejtues i pushtetit lokal me rekorde kriminale te japë dorëheqjen, pasi procesi i dekriminalizimit nuk do te kurseje askënd. Por bashke me betejën per dekriminalizimin Basha e ka beret e qarte se PD do te vazhdoje te kërkoje edhe largimin e kryetarit te kuvendit Ilir Meta dhe ministrit te brendshëm Sajmir Tahiri.