Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, gjatë një konference për mediat bëri të ditur se, që nga kjo e mërkurë do të angazhohen për thirrje, organizim dhe përkrahje të protestave, kundër marrëveshjeve të fundit në Bruksel, shkallës së lartë të korrupsionit dhe tema të tjera - sipas tij, - të dëmshme për Kosovën.