Konflikt i ri me Presidentin - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-30 1

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Konflikti mes maxhorances dhe Presidentit te Republikës duket se ka njohur një zhvillim te ri dhe ketë here shkak është bere këshilltari ushtarak i kreut te shtetit Pirro Ahmetaj. Burime nga kuvendi bëjnë te ditur se Komisioni i Sigurisë i ka nisur nje ankese zyrtare ministres se mbrojtjes Mimi Kodheli dhe për dijeni edhe presidentit Nishani per deklaratat e këshilltarit Ahmetaj, i cili ne rrjetet sociale ka përdorur terma fyes per deputetet e shumicës. Kryetari i komisionit te sigurisë SpartaK Braho ne letrën drejtuar ministres se mbrojtjes kërkojnë nisjen e procedurave disiplinore kundër tij.?Znj. Ministre, duke qenë se prononcimet publike të ushtarakut aktiv gjeneral brigade Pirro Ahmetaj vijnë në kundërshtim të hapur me kushtetutën dhe me ligjet në republikën e Shqipërisë, me ligjet që normojnë veprimtarinë dhe drejtimin e forcave të armatosura të republikës së Shqipërisë kërkojmë :Nisjen e procedurave disiplinore për ushtarakun Pirro Ahmetaj me gradë gjeneral brigade, me detyrë këshilltar ushtarak pranë presidentit të republikës së Shqipërisë, vënien përpara përgjegjësisë ligjore si dhe marrjen e masave që parashikon ligji në këto raste.?Ky reagim i deputeteve te shumicës vjen pas disa postimeve te këshilltarit Ahmetaj, i cili 2 dite me pare shkruante ne rrjetet sociale.?Po ashtu konfirmoj se në komisionin e sigurisë kombëtare - gati gjysma janë ish-oficerë&kryetarë dege të sigurimit dhe hetuesisë kriminale të shtetit (që me diploma falco janë konvertuar ?juridiks? dhe doktorë shkencash? ? dhe pjesa tjetër mediokër deri për t?u mëshiruar (që vënë syze miopi për t?u dukur intelektualë)? ?? ky komision, dhe jo vetëm, do të futet në historinë e parlamentit dhe reformave të mbrojtjes si komisioni i turpit, kriminelëve dhe perversëve?.?siguroj këdo kontribuues dhe të shqetësuar se mund të dojë ca kohë por nuk do të vonojë shumë që këto monstra (dhe ata që heshtin), do të përgjigjen për të gjithë këtë histori turpi dhe arrogancë staliniste mbi sistemin e sigurisë dhe qasjen bolshevike me asetet strategjike të mbrojtjes?.Ky qëndrim është konsideruar nga Komisioni i Sigurisë si nje shkelje e paprecedente e marrëdhënieve institucionale.

Free Traffic Exchange