Kontrollet e tatimorëve në rrethe - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-30 3

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Inspektori i tatimeve ne Lezhe Bajram Allamani dhe inspektor i AKU-së Oltion Përvathi janë zyrtaret e pare të arrestuar ne kuadër të luftës kundër informalitetit. Arrestimi i tyre u bë pasi nuk konfiskuan mallin në një biznes, i cili rezultonte paregjistruar në QKR. Ne Fier uniformat blu i kane vene prangat 57 vjeçarit Gani Berisha pronar i nje biznesi. Berisha u arrestua pas denoncimit të bërë nga një klient i tij, te cilit nuk i kishte dhëne kuponin tatimor. Nga hetimet rezultoi se lokali nuk është i pajisur fare me kasë fiskale, si dhe nuk përdorte dëftesë tatimore. Aksioni ndaj informalitetit ka dominuar takimin mes Drejtorisë së Tatim Taksave, Drejtorisë së Policisë, dhe asaj te Doganave në Fier. Edhe në qytetin e Durrësit 47 grupe pune janë ne terren për kontrollin e të gjithë subjekteve për parandalimin e evazionit fiskal. Drejtori i Kontrollit Tatimor pranë Drejtorisë Rajonale Ilir Sinani shprehet se janë konstatuar biznese të paregjistruara, fuqi punëtore te pasiguruar dhe në disa raste edhe mallra të ndryshme të pashoqëruar me faturë tatimore. Drejtoria e Tatimeve ne Durrës nuk ka bërë publike shifra konkrete për aksionin që kanë nisur që në fillim të këtij muaji, por në shumë zona është vënë re se subjekte janë mbyllur.