http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Vendosjes se kasave fiskale dhe lëshimit te kuponave tatimor nuk do t?u shpëtoje as sistemi shëndetësor privat. Per çdo analize,vizite, shërbim laboratorik, imazherik apo dhembe te rregulluar tek dentisti duhet te pajiseni me kuponin tatimor. Duke u fokusuar kryesisht tek shërbimi dentar, si me flagranti ne sistemin shëndetësor, kryeministri Edi Rama iu beri te qarte gjobat dhe penalitet qe i presin ne rast te mos vendosjes se kasave dhe dhënies se faturave per shërbimin e kryer. 5 mije euro do te jete gjoba per çdo subjekt qe nuk jep kuponin tatimor dhe 100 mije euro per mallrat e gjetura stok ne magazina. Gjate nje takimi me drejtues te sistemit shëndetësor, kryeministri Rama shprehu vendosmërinë e qeverise per te luftuar informalitetin edhe ne mjekësi. Per çdo subjekt qe deri tani nuk ka vendosur kase fiskale nga e enjtja ato do te jene ne treg me çmim me te ulet, 279 euro nga 330 euro qe ishin. I qarte dhe i prere, kryeministri Rama u kujtoi stomatologeve ne veçanti, dyert e drejtësisë ne rast mos zbatim te ligjit. Me burg do te dënohet çdo inspektor tatimor qe toleron dhe fsheh informalitetin e subjektit tregtar ne zonën qe ai mbulon. Javën e ardhshme pritet te miratohet ne kuvend paketa e ndëshkimeve per inspektoret tatimore dhe subjektet qe deformojnë tregun. Krahasuar me te gjeten periudhe te nje viti me pare, 6 ditët e para te shtatorit është rritur me 20% vlera e kuponave te lëshuar ne treg.