TAP shpëton TEC-in e Vlorës - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-30 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Pas ndërtimit të gazsjellësit TAP, TEC-i i Vlorës do të hyjë në punë. Investimi prej 110 milion eurosh i qeverisë shqiptare do të mund të shpëtohet nga projekti Trans Adriatik Pipieline. Ministri i energjisë Damian Gjiknuri, duke prezantuar ligjin për gazin natyror tha se po synohet diversifikimi i burimeve energjetike, në mënyrë që të mos jemi të varur vetëm nga burimet ujore. Por kjo sipas Gjiknurit sigurisht do të kërkojë para shtesë. Ligji i ri parashikon ndërtimin e infrastrukturës së furnizimit me gaz në të gjithë Shqipërinë.

Free Traffic Exchange