Petra Lazlo u pezullua menjëherë nga puna në televizionin hungarez ?N1TV?, ku edhe punonte si operatore. Shkak i vendimit unanim të drejtuesve të tij ishin pamjet e marra nga kolegët e saj, ku Lazlo shihet duke zgjatur këmbën e duke rrëzuar qëllimisht në tokë një refugjat sirian, që vraponte i frikësuar prej policisë me fëmijën në krah.