http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
2 muaj pas mbajtjes se zgjedhjeve lokale ODIHR ka publikuar raportin përfundimtar per procesin e 21 qershorit ku kritikat kryesore bien mbi partitë politike. Sipas ODIHR partitë keqpërdoren fuqitë e tyre mbi procesin e administrimit te zgjedhjeve dhe kjo se bashku me politizimin e institucioneve ishin faktorët qe minuan serish zgjedhjet. Raporti vlerëson pozitivisht fushatën elektorale e cila pati disa incidente te izoluara, vlerësim pozitiv merr edhe dita e votimit përjashto situatën ne vore ku u vu re presion mbi votuesit; edhe procesi i numërimit pavarësisht disa mangësive është vlerësuar pozitiv nga raporti i ODIHR. Por ne ketë dokument shprehet shqetësimi per presionin politik te ushtruar mbi punonjësit e administratës, mbi mësuesit e mjeket ashtu siç ngrihet shqetësimi për fenomenin e blerjes se votës.?Akuzat për blerjen e votës vazhduan duke përfshire te gjitha partitë kryesore. Figura kyçe nga partitë me te mëdha qeverisëse përdoren ceremoni dhe burime shtetërore ne funksion te fushatës përfshi ketu edhe shpërndarjen e certifikatave te legalizimit. Kjo beri te padallueshëm ndarjen mes shtetit dhe partisë.?Kritika ne raport ka marre edhe Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.?Natyra politike e diskutimeve te KQZ ishte e dukshme ne pjesën me te madhe te mbledhjeve. Vëzhguesit e OSBE-ODIHR vunë re se ne nje kohe qe vendimet për çështje teknike miratoheshin me unanimitet, ne vendimet për çështje thelbësore vota me se shumti ndahej ne 4 me 3, përfshi këtu rreth 50 vendime për ngritjen e grupeve te numërimit, regjistrimin e kandidateve dhe dorëheqjen si dhe disa ankime ne lidhje me rezultatin e zgjedhjeve. Ne veçanti jo konsistenca e qëndrimeve te KQZ ne lidhje me regjistrimin dhe dorëheqjen e kandidateve prodhoi vendime kontradiktore qe reflektuan ndarjet partiake.?Nisur nga keto problematika, raporti përfundimtar i ODIHR jep 23 rekomandime qe duhen zbatuar nga partitë politike. Sipas këtyre rekomandimeve, duhet rritur pavarësia e komisioneve zgjedhore e duhet siguruar fshehtësia e votës. Rregullat për regjistrimin e kandidateve duhet te qartësohen sipas vëzhguesve te ODIHR dhe duhet adresuar çështja e blerjes se votës apo edhe ajo e presionit mbi administratën.