Hetimet për avionin e dytë të drogës - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-30 11

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Avioni i dytë që u kap në Torino të Italisë është pjesë e së njëjtës linjë të trafikut të drogës, te cilës i përkiste edhe avioni që transportonte 120 kilogramë hashash dhe që u kap nga autoritetet e vendit fqinj në Brindisi. Dyshohet se Maksim Llanaj dhe Fitor Alliaj kanë lidhje me trafikun e drogës dhe 14 të arrestuarit e operacionit ?Fluturimi i lirë?. Burimet konfirmojnë per Vizion Plus se GPS i mjetit fluturues tregon qe avioni është nisur nga Shqipëria, ndërkohë që nuk jepen të dhëna të tjera mbi itinerarin e ndjekur, pasi dyshohet se është furnizuar me karburant në Itali. Për importimin e drogës përdorej një avion i tipit të lehtë i modelit ?Dynamic?. Mjeti fluturues ishte modifikuar në brendësi të tij për të lehtësuar ngarkesën dhe për të lejuar transportimin e sasive sa më të mëdha të marijuanës, pasi avionit i ishin hequr dhe sediljet. Kjo sipas policisë është dhe një nga provat që ai është përdorur dhe më parë në transportin e drogës. Prokurori italian, Antonio Rinaudo tha se po hetohen dhe persona të tjerë, e ndërsa sipas tij kreu i trafikut të lëndës narkotike ndodhet në Shqipëri. Transporti i drogës nga Shqipëria drejt Italisë me avionë te vegjël e super te lehte është nje nga mënyrat qe po shfrytëzohen nga trafikantet për t?u sqeptuar kontrolleve ne dogana. Ky është rasti i tretë pas precedentit Riformato avioni me drogë i të cilit ngeci në bregdetin e Divjakës, por edhe transportit të 120 kilogramëve kanabis nga Shqipëria drejt Italisë ku u arrestuan 14 persona.