Rishikimi i buxhetit 2015 - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-30 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Edhe pse me debate të shumta nga zëra brenda mazhorancës, Komisioni i Ekonomisë ka arritur të miratojë shkurtimin e buxhetit të këtij viti. Ajo që ra në sy, ishte argumenti i ministrit të financave Shkëlqim Cani, për arsyet se përse qeveria po rishikon buxhetin. Cani tha se arsyeja se përse hiqen 160 milion dollarë nuk është paaftësia në mbledhjen e të ardhurave, por riorientimi i ekonomisë nga importet te prodhimi vendas. Kreu i financave është detyruar të pranojë pas pyetjeve të deputetëve edhe fenomenin e kontrabandës në dogana. Qeveria është kritikuar edhe nga deputetë të saj se nuk ka bërë parashikimet e duhura në buxhet. Ish-ministri i financave Angjeli tha se në momentin që hartohet buxheti, institucionet duhet të jenë me këmbë në tokë.Por kritikat më të forta kanë ardhur nga opozita. Deputeti Ridvan Bode e ka quajtur administratën që mbledh të ardhurat të paaftë për punën e saj. Vetëm nga tatimet dhe doganat buxheti nuk do të realizojë këtë vit plot 220 milion dollarë. Vetë treguesit fiskalë tregojnë për një evazion në shkallë të gjerë, pasi nuk mblidhen taksa si TVSH dhe të ardhurat nga akciza. Por qeveria i justifikon mosarkëtimet e këtyre parave me rënien e çmimit të naftës në bursa dhe uljen e inflacionit.