Rama: Synojmë një qeverisje vendore të denjë - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-30 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Dhënien e shumë kompetencave njësive vendore, kryeministri Edi Rama e sheh jo vetëm si detyrim ligjor pas ndarjes së re administrative, por edhe si një mundësi zhvillimi, pasi mungesën e tyre e ka përjetuar vetë kur ka drejtuar Bashkinë e Tiranës.?Ca kemi paralajmëruar duke konceptuar ndarjen territoriale jo si shumatore e bashkimit të njësive, por si proces shtetndërtues për të transformuar njësitë e trashëguara në njësi zhvillimi ekonomi, nuk ishte fjalë goje, as lumë fjalës në fushën zgjedhore, por vizion që jemi të vendosur ta vëmë në jetë bashkë pa dallime partiake, por me një sens të misionit të përbashkët, që tu japim qytetarëve një qeverisje vendore të denjë për një vend europain?.Ne takimin me kryebashkiaket, shefi i qeverise tha se ishte i vetëdijshëm në ndikimin e politikës në këtë proces. Duke u ndalur në detajet e decentralizimit, kreu qeverisë foli për reformën e ujit, për mundësinë e dhënies së disa përgjegjësive bashkive mbi sigurinë, si dhe për të ardhmen e institucionit të prefekturës. 61 bashkitë do të përfitojnë asistencë teknike, për të evidentuar të gjitha mundësinë për zhvillim. Për këtë qëllim u nënshkrua edhe marrëveshja me PNUD për konsolidimin e të gjitha njësive të pushtetit vendor.