http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Drejtimi i automjetit në gjendje të dehur ka shënuar viktimat e para për muajin shtator. Dy persona kanë mbetur të vdekur 30 minuta pas mesnate, pasi makina me të cilën ata udhëtonin u përplas nga një tjetër automjet, shoferi i të cilit ishte i dehur. Aksidenti i rëndë ndodhi në rrethrrotullimin e Plugut në Lushnje. Viktimat janë Erjon Brahimaj 33 vjeç dhe Alban Brahimaj 29 vjeç, nga Ballshi. Sipas policisë, Fatjon Berberi përplasi makinën e tij me atë të dy të afërmve Brahimaj. Nga testi i alkoolit rezultoi se Fatjon Berberi ishte i dehur. Ai akuzohet për shkelje të rregullave të qarkullimit dhe drejtim në mënyrë të parregullt të automjetit. Edhe ne Fushë Krujë një kamion ka rënë nga lumi në vendin e quajtur Ura e Gjolës. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 02 duke u gdhire e marta, kur kamioni i drejtuar nga Dashamir Hoxha ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar i përmbysur në lum. Shkak i aksidentit është bërë devijimi i mjetit nga përplasja e gomës se pare me trafik ndarësen. Drejtuesi i mjetit 45-vjecari Hoxha është nxjerrë nga kamioni me anën e një vinçi. Për shkak të plagëve të marra ai është transportuar në Spitalin e Traumës, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.