Reforma në drejtësi - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-30 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Italia është e gatshme t?i ofroje asistence Shqipërisë për reformën ne drejtësi, dhe kryesisht ne ligjin per dekriminalizimin. Këtë fakt e ka bere te ditur ministri italian i drejtësisë Andrea Orlando, i cili ka zhvilluar një takim me homologun shqiptar Nasip Naço. ?Jemi të gatshëm të ofrojmë modelin tonë lidhur me dekriminalizimin, sepse tashmë ai përbën një sistem të konsoliduar në Itali?,Për sa i takon luftës kundër kriminalitetit dhe korrupsionit, ministri Orlando ka vënë në dukje se Italia mund ta asistojë Shqipërinë veçanërisht ne hetimin e krimeve me karakter ekonomiko-financiar. Ndërsa Naço u ndal kryesisht ne forcimin e marrëdhënieve dypaleshe sidomos ne fushën e ekstradimeve.?Mund të them që nga viti 2011 deri në vitin 2015 nga Shqipëria në drejtim të Italisë janë ekstraduar rreth 150 persona, sepse kemi deklaruar qartë që Shqipëria nuk do të jetë strehë e krimit. Ky është një mesazh për të gjithë shqiptarët që banojnë apo jetojnë në Itali apo në vende të tjera të Bashkimit Europian se nëse kryejnë një krim nuk kanë për t?u fshehur në Shqipëri, sepse marrëdhëniet tona janë marrëdhënie të bashkëpunimit reciprok, marrëdhënie të një mesazhi të qartë që ne duam të integrohemi në Europë. Ndërkohë nga Italia në drejtim të Shqipërisë janë transferuar rreth 100 persona të dënuar dhe do të vazhdohet në këtë drejtim për të bashkëpunuar në mënyrë reciproke?.Ministri italian i drejtësisë ka kërkuar nga pala shqiptare te rritet numri i transferimit te shqiptareve qe vuajnë dënimin ne burgjet italiane.