Shtrenjtohen tarifat me jashtë - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-30 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Shqiptareve po u kushtojnë me shtrenjte tarifat celulare për çdo telefonate qe ata bëjnë ne drejtim te vendeve te Bashkimit Europian. Këto shtete kane rritur çmimet e terminimit ndaj vendeve jo anëtare te BE. Sipas Agjencisë se Komunikimeve Elektronike, rritja e tarifave është vendim i kompanive ndërkombëtare. Ky fakt ne Shqipëri është reflektuar ne rënien e ndjeshme te sasisë se minutave për thirrjet ndërkombëtare.Sasinë me te madhe te thirrjeve, Shqipëria e ka me Greqinë edhe Italinë. Deri pak dite me pare, operatoret ofronin 100 minuta me jashtë, ndërsa tani paketat ofrojnë deri ne 20 minuta. Tarifat brenda vendeve te Bashkimit Evropian janë te lira, por shqiptaret do te duhet te paguajnë me shtrenjte deri sa te bëhen anëtare me te drejta te plota ne BE.