http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Petrit Ago është biznesmeni i parë, i cili ka paguar këtë të hënë tarifën prej 22 eurosh të skanimit të kontenierëve. Kjo shume do të paguhet nga çdo biznes, i cili kalon një mall në doganë qoftë për import, e qoftë për eksport, por për biznesin kostot bëhen të papërballueshme pasi kjo vlerë jepet në çdo moment që ata plotësojnë një deklaratë doganore. Vetë Ministri i Financave Shkëqim Cani thotë se kjo është një barre e lënë nga qeverisja e shkuar. Ai sqaron se për një vit ministria e tij ka negociuar me koncesionarin që ka këtë shërbim dhe nga 39 euro që ishte vlera fillestare, arritën ta ulin në 22. Të ndërgjegjshëm për kostot që mund t?i sjellë kjo çështje e fituar në arbitrazh nga kompania s2 shpk që ka shërbimin, biznesi kërkon që të paktën të ketë një logjikë dhe të mos kontrollohen kontenierët transit, apo mallrat mbi të cilët doganat kanë bërë njëherë analizën financiare. Në vitin 2013-të me anë të një kontrate të miratuar në parlament kompania ?Rapiscan? morri të drejtën për të skanuar mallrat që kalojnë në doganë. Më pas ajo shërbimin ia dha një kompanie shqiptare. Këtë shërbim ekskluziv S2 SHPK e ka për 15 vjet, dhe në bazë të llogaritjeve, fitimi që ajo merr nga koncesioni shkon në 120 milion euro.