Zaev nuk paraqitet në gjyq - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-30 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Procesi gjyqësor i njohur si ?PUÇ?, ku nje nder 4 te akuzuarit per spiunazh dhe tentative per grusht shteti është lideri i opozitës Zoran Zaev, ka rikthyer tensionet ne Maqedoni. Zaev nuk u paraqit as kete te marte ne gjykate dhe prokurori kerkoi qe kreut te LSDM-se t?i merret pasaporta. Ministria e Brendshme sipas tij, nuk ka te drejte qe ta pajise me pasaporte te re, per te shmangur rrezikun e largimit nga vendi. Seanca e radhes do te mbahet ne 5 tetor, por Zaev përmes avokateve ka paralajmëruar se nuk do te paraqitet, pasi e konsideron kete proces te kontrolluar nga pushteti. Avokatet kërkojnë shtyrjen e gjyqit deri ne zgjedhjen e prokurorit te ri special, brenda 15 shtatorit, sipas marreveshjes te arritur mes paleve politike. Akuzat ndaj Zaevit dhe tre personave te tjere, mes te cileve ish-shefi i shërbimit sekret, Zoran Verushevski u ngrit në fund të muajit janari të këtij viti, ndërsa opozita kishte njoftuar publikimin e skandaleve nga përgjimet e zyrtareve te larte.