Debat i ashpër për drogën - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-30 1

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Akuzat e demokratëve mbi përfshirjen e Ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri në trafikun e drogës drejt Italisë, ka shkaktuar tension e debate të ashpra në Parlament. Partia Demokratike ka shfrytëzuar foltoren e Parlamentit, për të kërkuar largimin e Ministrit të Brendshëm, i cili sipas kreut të grupit parlamentar demokrat është i përfshirë në trafikun e drogës. Por, kreu i Ministrisë së Brendshme e kishte gati kundërpërgjigjen. Tahiri tha se ish-oficeri i lartë i Policisë së Shtetit Dritan Zagani kishte përfituar torje në bregdet nga qeveria e PD-së. Debate të forta u konsuamuan edhe mes ish-kreut të qeverisë Sali Berisha dhe deputetit socialist Koço Kokëdhima. Të dy shkëmbyen replika mbi kultivimin e hashashit në vend. Pas debate te shumta, kuvendi miratoi vetëm me votat e shumicës kalendarin trejavor te punimeve.