http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Kuvendi nisi sesionin e ri parlamentar me vendimin për heqjen e imunitetit te Armando Prenges. Vota kundër ishte e deputetit të PDIU-së Omer Mamo. Me gjithë ftesën dhe apelin e kreut të Kuvendit për një fillim të mbarë pune dhe bashkëpunim mes palëve, replikat treguan se edhe ky do të jetë një sesion nën shenjën e debatit të ashpër politik. Nga karrigia e tij, ish-kryeministri Sali Berisha, akuzoi kryeministrin Edi Rama për kriminalizim të Parlamentit dhe institucioneve të shtetit. I ndjerë i sulmuar nga fjalët e Berishës, Paulin Sterkaj tha se gjithçka u tha ishte shpifje. Madje tregoi shqetësim edhe ndaj kryeministrit të tij për mosreagim të fajeve, që siç tha Sterkaj, mbart Berisha për kohën që ka qeverisur vendin. Ne emër të Partisë Demokratike, Gent Strazimiri tha se qytetarët duhet të ngrihen sikundër në 1990, për t?i dhënë fund kësaj situate. Para nisjes së seancës plenare, konferenca e kryetarëve ka zhvilluar mbledhjen e parë të sesionit, ku nuk arriti të miratojë kalendarin 3-javor. Ndërkohë që PS dhe PD zhvilluan mbledhjet e grupeve parlamentare. Më herët në mëngjes kryeministri Edi Rama pati një takim me disa ministra dhe deputetë socialistë. Takim, i cili është pasuar me atë mes kreut të qeverisë dhe kryeparlamentarit Ilir Meta.